Tërmet i fuqishëm në Kaliforni

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 21:49
Tërmet i fuqishëm në Kaliforni

Kaliforninë këtë të martë  e ka goditur një termet me magnitudë 6,4 i shkallës rihter, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

CNN raporton se të paktën dy persona ka mbetur të plagosur, ndërsa ka pasur dëme të disa ndërtesave, si dhe disa rrugë kanë pasuar çarje.


Banorët janë zgjuar të alarmuar nga lëkundjet e forta, ndërsa me mijëra kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Oqean, rreth 24 kilometra nga qyteti Fortuna, me 12 mijë banorë.

(Kosova Sot Online)