Ja se çka deklaronte dikur hoxhë Mjekiqi për dhunën: Gruan e ke amanet, është e ndalume njeriu me ushtru dhunë

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 09:08
Ja se çka deklaronte dikur hoxhë Mjekiqi për dhunën: Gruan e ke amanet, është e ndalume njeriu me ushtru dhunë

Hoxha i njohur në gjithë Kosovën, kreu i Bashkësisë Islame në Obiliq,  Behar Mjekiqi , po dyshohet se rrahu të dashurën e tij E.J, përcjell "Kosova Sot Online".

Mjekiqi po dyshohet se  e ka larguar viktimën, me të cilën kishte lidhje dashurie, me dhunë nga shtëpia e tij në fshatin Mazgit. Ai dyshohet se e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zhagas drejt oborrit të shtëpisë.

Hoxha njihet për deklarimet e tij kundër dhunës. 

Ai në një deklaratë dikur  kishte thënë se njeriu duhet të ketë kontroll ndaj vetvetes së tij, në situata të nervozes.

Mjekiqi kishe thënë se "Është e ndalume njeriu me ushtru dhunë. Vet profeti i ka ndihmu gruas vet".

“Duhet mbajtur veten nën kontroll. Islami thotë nëse je shumë nervoz e je në kambë ulu, e nëse je ulë e nuk të kalon lëviz, nëse nuk kalon merr abdes, falu namaz. Na nuk i kemi këto rregulla, prej nervozës kalojmë në diçka tjetër pastaj justifikohemi nuk kam qenë vetvetja, por nuk është e vërtetë. Po të mos ishte vetvetja do të përfundoje në izolim e psikiatri, e jo me nejt në burg tu lu shah me thanë valla s’kam qenë vetëvetja”, deklaronte dikur  Behar Mjekiqi.

“Gruan e ke amanet e ka lind dikush e ka eduku, ty ta ka dhuru e ti e ke marrë atë në amanet. E ti një ditë e vran. Pse? Që s’ta ka la një tesh? Është e ndalume njeriu me ushtru dhunë. Vet profeti i ka ndihmu gruas vet. E ti gruan tënde po e merr si person i gradës dytë. Nuk është marre me i ndihmu grusë tande. Unë nuk besoj që ndodh dhunë për një kafe a për një tesh”.

(Kosova Sot Online)