Kurti viziton Janjevën, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 14:26
Kurti viziton Janjevën, zbulohet arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar fshatin Janjevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai fillimisht takoi famillifarin e kishës së Shën Kollit, Don Matej Paliq dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

“Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Kurti mori pjesë në meshën e mbajtur në kishë.

“Pas takimit, Kryeministri Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes”.

(Kosova Sot Online)