Ja kush po interesohet për dronët e Turqisë

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 20:21
Ja kush po interesohet për dronët e Turqisë

Nga disa burime turke u raportua se gjatë një takimi mes kryeministrit të ri të Italisë Giorgia Meloni dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Meloni shprehu interes për blerjen e dronëve të armatosur të njohur të Turqisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky lajm shkaktoi habi në komunitetin e politikës së jashtme, pasi Italia ka përdorur më parë dronët MQ-9 Reaper të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimit turk, interesi kryesor i Melonit për blerjen e dronëve ishte për qëllime vëzhgimi për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

(Kosova Sot Online)