Basha: Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 13:20
Basha: Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar dërgimin në arrest shtëpiak të Ish- policit serb,  Dejan Pantiqit, shkruan "Kosova Sot Online".

Basha, ka thënë se gjyqtari që vendosi për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, është Mentor Bajraktari.

Postimi i plotë:

Dejan Pantiçi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zavendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!

Pa fjalë!!.

(Kosova Sot Online)