Spahiu thotë se Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së kanë shkelur ligjin

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 09:17
Spahiu thotë se Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së kanë shkelur ligjin

Profesori dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, kanë shkelur ligjin e Kosovës për simbolet, raporton "Kosova Sot Online".

Përmes një shkrimi, Spahiu ka thënë se Osmani e ka shkelur ligjin për herë të tretë, ndërsa Jashari për herë të parë.

Spahiu ka publikuar një fotografi nga takimi i djeshëm i Vjosa Osmanit me  Bashkim Jasharin.

Shkrimi i plotë i tij:

Shkelësit e ligjit për simbolet

1. Presidentja dhe komandantja supreme Vjosa Osmani-Sadriu (plus juriste me profesion). E shkelë ligjin (dhe kushtetutën) për herë të tretë.

2. Komandanti i FSK, Bashkim Jashari. E shkelë ligjin për herë të parë.

E me çfarë fytyre flasim para të huajve për ligjin në veri të Kosovës?

(Kosova Sot Online)