'Bllokohet' autostrada Prishtinë - Pejë

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 19:35
'Bllokohet' autostrada Prishtinë - Pejë

Në prag të festës së Vitit të Ri, si pasojë e numrit të madh të automjeteve, rrugët kryesore të Prishtinës thuajse janë të bllokuara nga të gjtiha anët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë, jo vetëm brenda zonës së qytetit ka tollovi të mëdha në trafik. Edhe rrugët nacionale në dalje të Prishtinës janë shumë të ngarkuara, e sidomos ajo në drejtim të Fushë Kosovës.

Kolona disa kilometërshe është krijuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës.

(Kosova Sot Online)