Digjet një fabrikë në Kosovë

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 10:13
Digjet një fabrikë në Kosovë

Në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, një fabrikë që bën prodhimin e stiroporit është përfshirë nga flakët,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


“Sot në orën 00:34 të mëngjesit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimint e stiroporit “AL POR”. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast”, është shprehur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Raportohet se nga ky incident zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

(Kosova Sot Online)