Pasi u godit nga një veturë, vdes 28-vjeçari nga Kosova

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 12:40
Pasi u godit nga një veturë, vdes 28-vjeçari nga Kosova

Pasi u godit nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka vdekur një person në orët e para të së dielës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Zëdhënënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është A.J, i moshës 28-vjeçare.

“ Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin  cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)