Sa vetura u dëmtuan nga plumbat qorr në Kosovë!

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 10:53
Sa vetura u dëmtuan nga plumbat qorr në Kosovë!

Gjatë festës së Vitit të Ri në qytete të ndryshme të Kosovës, raportohet se 10 vetura kanë pësuar dëmtime nga plumbat qorr, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në Prishtinë janë raportuar pesë raste, ku ankuesit kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr, Policia e Kosovës pas raportimeve ka dalë në vendin e ngjarjes.

Xheladin Hana, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Zhan Zhak Ruso, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Marie Shllaku, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Mehmet Akif Ersoy, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Gjilan një person ka raportuar se një tjetër ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë i është dëmtuar vetura e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Gjilan – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe si pasojë nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Edhe në Prizren është raportuar për dëmtimin e veturës nga një plumb.

Rr. Bajram Shala, Prizren – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

E në rajonin e Pejës, janë raportuar tri raste të dëmtimeve të veturave.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar.

Fsh. Katundi i Ri, Pejë 01.01.2023 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Ymer Prizreni, Pejë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Carrabreg i Ulët, Deçan – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)