Vdekja e 28-vjeçarit që u godit nga vetura, protestojnë banorët në Kodrën e Trimave

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 10:47
Vdekja e 28-vjeçarit që u godit nga vetura, protestojnë banorët në Kodrën e Trimave

Arbnor Jupolli, 28-vjeçar, natën e Vitit të Ri, u godit nga një veturë në Prishtinë, ku më pas u dërgua në QKUK por që në orët e para të së dielës ndërroi jetë, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast, banorët në lagjen Kodrën e Trimave, kanë dalë në rrugë për të protestuar.

28-vjeçari u varros më 1 janar në orën 16:00 në varrezat e fshatit Shajkoc të Podujevës.

“Ju njoftojm se sot me date 01.01.2023 ne oren 03:00 pas nje aksidenti nderroj jete vllau jone Arbnor (Shemsi) Jupolli .Ju njoftojm se varrimi behet ne varrezat e fshatit Shajkofc te Podujeves ne ora 16:00”, thuhet në postimin e familjes.

(Kosova Sot Online)