Pritet të mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, flitet edhe për Kosovën

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 17:14
Pritet të mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, flitet edhe për Kosovën

Autoriteti më i lartë i NATO-s që quhet Komiteti Ushtarak, do të mblidhet më 18 dhe 19 janar, ku do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

Në një komunikatë të NATO-s, ku thuhet se shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me partnerët operacionalë në kuadër të KFOR-it e me të cilët do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për misionin e KFOR-it.

“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë. Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të Misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)