Chollet: Asociacioni është prioritet për ShBA’në

  • E.k /
  • 06 January 2023 - 07:48
Chollet: Asociacioni është prioritet për ShBA’në

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet , ka folur vizitën që do të bëjë së shpejti në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell "Kosova Sot Online".

Schollet ka folur edhe për çështjen e Asociacionit, duke thënë se është prioritet për SHBA-të.

Schollet ka thënë se këto biseda duhet të kryhen sa më parë.

“Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, ka deklaruar Chollet.

“Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

(Kosova Sot Online)