Geci: Familja Jashari e refuzoi kërkesën e Kurtit qysh atë natë kur iu shkuan në shtëpi

  • A.P /
  • 26 February 2026 - 15:00
Geci: Familja Jashari e refuzoi kërkesën e Kurtit qysh atë natë kur iu shkuan në shtëpi

Gani Geci, në një intervistë për Kosova Live ka thënë se familja Jashari i kishte refuzuar kërkesën e Albin Kurtit për kandidaturën për president qysh në natën kur iu kishin shkuar për vizitë në Prekaz.

Geci ka thënë se përkundër se kishin marrë një “Jo” nga familja Jashari, Kurti dhe LVV dëshiruan të “shesin mjegull” sipas tij duke detyruar Murat Jasharin që të deklarohet për media.

“Familja emblematike Jashari po dëshiron të mbetet jashtë politikës”, ka deklaruar Geci.

(Kosova Sot Online)