Chollet: Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhen të marrin vendime

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 22:55
Chollet: Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhen të marrin vendime

Temat kryesore të diskutimit në javët e para të këtij viti  do të jenë dialogu dhe zhvillimet rreth tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Për këtë çështje ka folur edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai në një intervistë ndër të tjera ka thënë se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhen të marrin vendime të vështira, madje sa i përket çështjes së Asociacionit, ai tha se është prioritet i SHBA-së. E në lidhje me propozimin e BE-së për dialogun, Chollet tha se do të ketë në bazë njohjen reciproke.

(Kosova Sot Online)