Vrasja në “Kobra City” në Prizren, arrestohet edhe një person

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 10:23
Vrasja në “Kobra City” në Prizren, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se është arrestuar edhe një i dyshuar për rastin e vrasjes së 31 vjeçarit, të martën e 3 Janarit në lokalin “Kobra City”, në Prizren, raporton "Kosova Sot Online".

Me vendim të Prokurorit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

VRASJE E RËNDË

Rr. Tahir Sinan, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)