Ja kur vjen Chollet në Kosovë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 09:54
Ja kur vjen Chollet në Kosovë

Nga 8 deri më 13 janar, këshilltari i DASH-it, Derek Chollet do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se Chollet më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë.

Sipas DASH-it, ai në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbië me njohjen reciproke në qendër.

Chollet më 12 janar do të shkojë në Serbi.

(Kosova Sot Online)