Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar për rreth 36 grabitje

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 17:24
Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar për rreth 36 grabitje

Një bandë grabitësish është goditur në Greqi.

Autoritetet greke kanë publikuar të dhëna nga operacioni si dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.

Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.

Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.

Deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 janar..

(Kosova Sot Online)