Ja kush e krahason RTK-në me RTS-në

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 22:55
 Ja kush e krahason RTK-në me RTS-në

Kritika ndaj Radio Televizionit Publik të Kosovës, ka adresuar biznesmeni kosovar, Burim Piraj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai e ka krahasuar këtë emision me RTS-në, pasi, thotë se RTK s’po e kupton misionin informativ, pasi s’po informon rreth fushatës ‘Besa Besë’.

“Një komunitet prej mbi 106 mijë qytetarëve vetëdijësojnë popullatën për të mos ble prodhime serbe, RTK hesht! Në një linjë me RTS.

Ky medium financohet tërësisht nga paraja e këtyre njerëzve që siq duket redaksisë së këtij mediumi nuk po i pëlqejnë!

Unë si individ e di që jam i pa pëlqyer nga disa nga redaksia e këtij mediumi, sepse me ata që kanë lidhje me disa sekser të portaleve private nuk kam bashkëpunuar, por ky grup është më shumë se unë si individ, dhe se RTK nuk i marrin rrogat nga Serbia” shkroi ndër tjera ai.

(Kosova Sot Online)