Personi që u gjet pa shenja jete është 21-vjeçar nga Klina

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 15:15
Personi që u gjet pa shenja jete është 21-vjeçar nga Klina

Raportohet se personi që është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është identifikuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima është H.B, 21-vjeçar nga Klina, që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 28 dhjetor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është  inidentifikuar sot;  H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)