Ky është 21 vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete
Raportohet se personi që është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është identifikuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Viktima është H.B, 21-vjeçar nga Klina, që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 28 dhjetor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha ai.
"Kosova Sot Online" mëson se bëhet fjalë për të riun nga fshati Zajm i Klinës, Hazir Bresilla i cili ishte zhdukur tash e tri javë.
(Kosova Sot Online)