Juniku përballet me vërshime, kjo është gjendja

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 15:33
Juniku përballet me vërshime, kjo është gjendja

Juniku është përballur me vërshime si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Demokrat Ganijaj, thotë se gjendja është nën kontroll, duke theksuar se rrugët janë të kalueshme.

Ai ka thënë se ekipet e emergjënces janë në terren.

“Si zona më të prekura është rruga nga Juniku për në Bjeshkët e Junikut-Gjeravicë. Por, momentalisht gjendja është nën kontroll, rrugët janë të kalueshme. Qysh prej dje, ekipet emergjente janë në terren”, tha.

(Kosova Sot Online)