Pesë emisarë vijnë sot në Kosovë

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 08:07
Pesë emisarë vijnë sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të vijnë emisari i posacëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francez- Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në takim do të jenë edhe këshilltari diplomatik i kryeministrit Italian Francesco Maria Talò dhe emisari i posacëm i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ti presë në takim, e cila do të zhvillohet nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)