Publikohen pamje të reja nga vërshimet

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 15:54
Publikohen pamje të reja nga vërshimet

Vërshimet në Kosovë kanë shkaktuar dëme disa milionëshe në Komunën e Skenderajt, raporton “Kosova Sot Online”.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, në një postim ka publikuar edhe pamje të reja ku shihen dëmet që janë shkaktuar.

Nura ka shkruar se tri ura në fshatin Llaushë janë dëmtuar rëndë dhe se për momentin janë jashtë funksionit.

“Dëmet vetëm në infrastrukturë janë disa milionëshe. Tri ura në fshatin Llaushë, të dëmtuara rëndë, janë tërësisht jashtë funksionit. Ekipet me mjete të rënda janë duke u mundur të krijojnë alternativa për qarkullimin e qytetarëve”, ka shkruar Nura.

https://fb.watch/ibK35TEFQ_/

(Kosova Sot Online)