Artan Lame publikon skandalin: Burgut të Shën Kollit i ka dalë pronari, gjykatës do i kthehet mbrapsht kërkesa për çështje të tilla

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 12:07
Artan Lame publikon skandalin: Burgut të Shën Kollit i ka dalë pronari, gjykatës do i kthehet mbrapsht kërkesa për çështje të tilla

Kreu i Kadastrës Shtetërore Artan Lame ka deklaruar se ditën e mërkurë do të kalohet një vendim më këshillin e ministrave për pronat publike për të saktësuar njëherë e mirë procedurën e identifikimit të tyre.

“Sjell shembullin e Burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të Burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha ndër të tjera Lame, duke shtuar. Të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, që do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona. Sot po lançojmë projektin e regjistrimit të pronës shtetërore”, deklaroi Lame.

Ai u shpreh se një pjesë e pronës shtetërore rezulton me pronar, do të gjenden një formë tjetër për kompensimin e tyre.

“Është e konfirmuar!"/ Deputetja e PS-së zbulon kandidatin për Durrësin: Ka qenë shumë aktive me qytetarët

Ja plani i Vladimir Putinit për të hedhur në erë Evropën, lideri rus aktivizon forcat speciale më të fortat në botë, të cilët kanë kaluar nëpër stërvitjen e famshme Spetsnaz

Çfarë po ndodh me godinën e Presidencës? Artan Lame thirrje publike Bajram Begajt

Paralajmërimi i frikshëm për motin, qeveria britanike merr vendimin drastik dhe del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Pretendimet e qytetarëve për pronat lidhen me kthimet dhe kompensimin e pronave. Ky proces në Shqipëri mbush 30 vjet. Ende ka një pafundësi pretendimesh. Pretendimet e sotme që ndiqen përmes ATP dhe gjykatave do të ketë këtë pozitivitet në raport me pronën publike.

Një gjykatë nuk mund të veprojë mbi pronën shtetërore sepse do të jetë e regjistruar. Gjykatës i kthehet mbrapsht kërkesës. Oborri është pjesë e shkollës, gjej një mënyrë tjetër të kompensohet. Abuzimi fillonte me kthimin e pronave dhe komisionin që pranonte kërkesën”, tha Lame.

(Kosova Sot Online)