Durmishi: Rruga deri në Kullë është e hapur

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 15:56
Durmishi: Rruga deri në Kullë është e hapur

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Durmishi ka njoftuar se kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren për ta pastruar rrugën.

Tutje, Durmishi ka theksuar se rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e se është e lirë për qarkullim të automjeteve.

“Disa lajme që po qarkullojnë se është mbyllur pika kufitare në Kullë për shkak të borës së madhe, nuk ka të bëjë për rrugën në territorin e Kosovës. Kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve”, ka sqaruar Durmishi.

(Kosova Sot Online)