A e ka në plan Lajçak të takohet me Kurtin?

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 17:52
A e ka në plan Lajçak të takohet me Kurtin?

Mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë vizitë ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti nuk ka takim me të.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se Lajçak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti.  

“Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

(Kosova Sot Online)