Lajçak arrin në Kosovë

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 20:13
Lajçak arrin në Kosovë

Sonte ka arritur në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pamjet e prezencës së tij në vend, përmes videove dhe fotografisë, janë publikuar nga gazetari Venhar Isufi.

Gjatë ditës, Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi  ka bërë të ditur se Bislimi dhe Lajçak do të ulen sonte së bashku në një darkë pune.


Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Lajçak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti. 


“Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Lajçak ka qëndruar në Prishtinë të premten që shkoi bashkë me një ekip diplomatësh evropianë dhe përfaqësuesin amerikan, Gabriel Escobar.

Pas kthimit në Bruksel, Lajçak ka zhvilluar disa takime me shtetet të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)