Moti sot i vranët dhe me fjolla bore

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 08:12
Moti sot i vranët dhe me fjolla bore

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, temperatura të ulëta, përcjell "Kosova Sot Online".

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Ndërkaq, edhe  për të dielën IHK njofton se do të mbajë po ashtu mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.