Moti sot në Kosovë, a do të bie borë?

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 08:15
Moti sot në Kosovë, a do të bie borë?

Sot në Kosovë moti pritet të jetë i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk përjashtohen edhe rreshjet e borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius.

“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)