
Arrestohet një femër, qëndroi në hotel dhe iku pa paguar

Një femër është arrestuar në Graqanicë, pasi kishte qëndruar në hotel dhe ishte larguar nga aty duke mos bërë pagesën, shkruan “Kosova Sot Online”.
E dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Graqanicë 30.01.2023-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë. /Express
(Kosova Sot Online)