Arrestohet një person në Lipjan, po ndiqej nga policia dhe e gjuan drogën nga dritarja

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 10:25
Arrestohet një person në Lipjan, po ndiqej nga policia dhe e gjuan drogën nga dritarja

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi i ka ikur policisë dhe më pas ka hedhur një sasi të narkotikëve nga vetura, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka sekuestruar sasinë e narkotikëve.

Kurse, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan 01.02.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht me veturë nuk iu është ndalur policisë, dhe gjatë ikjes ka hedhur një sasi të narkotikëve nga vetura, e më pas është ndaluar, sasia e narkotikëve është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)