Aksident i rëndë: 8 të vde'kur e disa të plagosur

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:49
Aksident i rëndë: 8 të vde'kur e disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi.

Bëhet me dije se një autobus teksa po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.

Mediatturke raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

(Kosova Sot Online)