Lajçak: BE ka qëndrim për 6 kushtet e Kurtit

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 16:00
Lajçak: BE ka qëndrim për 6 kushtet e Kurtit

Në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kemi folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka theksuar emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha se ia ka treguar Kurtit pozicionin e BE-së rreth kësaj, por këtë nuk deshi ta bëjë publike.

“Kemi folur për këtë cështje dhe e informova kryeministrin rreth pozicionit tonë por s’dua ta bëjë publike analizën legale, ishte e dobishme që e diskutuam këtë”, tha ai.

Lajçak tha se me Kurtin kanë diskutuar edhe për “përgatitjen e një takimi konstruktiv të nivelit të lartë” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


Diplomati europian tha se kjo ishte vizita e dhjetë në Prishtinë që nga shtatori.

(Kosova Sot Online)