Lajçak takohet me Von Cramon, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 19:23
Lajçak takohet me Von Cramon, kjo është arsyeja

Sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është takuar emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajqak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pati një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajqak.

(Kosova Sot Online)