FSK po bëhet me snajperistë profesionistë

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 08:28
FSK po bëhet me snajperistë profesionistë

Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i shtohen operatorët snajperistë profesionistë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se komandot e Njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, po trajnohen në Jordani për operim me snajper.

Mehaj ka shprehur mirënjohje për Jordaninën për mudnësinë e ofruar për trajnimin e komandove të FSK-së.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir. Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”- ka shkruar Mehaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)