Vetura e vjedhur në Norvegji kapet në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj dhe më pas të sekuestroj një veturë në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Vetura dyshohet se ishte në kërkim ndërkombëtar, ku e njëjta ishte vjedhur në Norvegji.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë ngjarje është intervistuar një person..
Kurse, rasti është duke u hetuar.
“Njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar një veturë e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, si veturë e vjedhur në Norvegji. Lidhur me rastin është intervistuar një person. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(Kosova Sot Online)