Burri rrah gruan, arrestohet 41-vjeçari

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 14:12
Burri rrah gruan, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Kolonjë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selenicë të Kolonjës.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme

(Kosova Sot Online)