Berisha: Revolucioni na thërret, nesër të gjithë para Kuvendit

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 10:57
Berisha: Revolucioni na thërret, nesër të gjithë para Kuvendit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka ftuar shqiptarët për protestën e radhës, e cila  do të mbahet ditën e nesërme, e hënë, 13 shkurt ora 17:00 tek parlamenti.

Thirrja e Berishës për protest nesër vjem mjë ditë pas protestës që u zhvillua dje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mijëra e qindra shqiptarë iu bashkuan thirrjes për dorëheqjen e Edi Ramës.

“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij.

(Kosova Sot Online)