FSK përfundon me sukses ushtrimin e radhës

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 11:00
FSK përfundon me sukses ushtrimin e radhës

Oficerët tanë të rinj përfunduan me sukses të lartë ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficer,  ka njoftuar ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajve sfidues akademik në kursin përkatës, i cili realizohet në kuadër të Shkollës së Oficerëve.

Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.

Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.

(Kosova Sot Online)