Pla'goset rëndë i riu shqiptar

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 12:00
Pla'goset rëndë i riu shqiptar

Raportohet se nga tre persona në Greqi, një i ri shqiptar është plagosur me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve nga mediat greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal nate në Artemisa.

Mësohet se tre personat janë përleshur me 22-vjeçarin shqiptar, kur papritur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur të riun, i cili ka mbetur i plagosur.

Pas ngjarjes, tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan.

Më pas i plagosuri i ka ndjekur me mjetin e tij, derisa në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.


22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa Policia po punon për arrestimin e tre autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)