Sali Berisha bllokon foltoren

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 18:07
Sali Berisha bllokon foltoren

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare.

Ky veprim i Berishës ka ardhur pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën Flamur Nokës dhe Oerd Bylykbashit, duke i cilësuar deklarata e tyre si shkelje të etikës dhe fyerje të deputeteve gra në Kuvend.

Mënjehërë sapo ju është ndërprerë fjala të gjithë deputetët e opozitës janë afruar te foltorja duke e bllokuar atë.

 

(Kosova Sot Online)