Të dyshuarit për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë dalin në orën 10:00 para gjykatës

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 09:07
Të dyshuarit për vrasjen e 41-vjeçarit  në Fushë Kosovë dalin në orën 10:00 para gjykatës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç, të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Arsim Hamiti në Fushë Kosovë të dielën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Seanca dëgjimore për këtë rast do të mbahet sot në orën 10:00.

“Dje pasdite kemi pranuar kërkesën e prokurorisë, seanca dëgjimore mbahet sot në orën 10:00”, tha Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

(Kosova Sot Online)