
Flet kosovari kur ndodhi tërmeti në Turqi: Ka qenë përplasja 50 centimetra prej shtratit, tërmeti ishte i fuqishëm

Sipërmarrësi nga Kosova, Fatmir Feta, gjatë ditës së tërmetit, ka qenë në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në një intervistë ai ka treguar momentin se kur ka ndodhur tërmeti, ku ai dhe familja e tij ishin në gjumë dhe nga dridhja e fortë u hodhën 50 centimetra nga krevati.
Tutje, ai ka treguar se tërmeti ka qenë shumë I fuqishëm dhe se dridhjet ishin shumë të forta.
“Fluturimet i kam pasur pas orës 12. Kam qenë me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Familjen e mora për herë të parë. Tërmeti ra në orën 4 të mëngjesit. Tërmeti ishte i fuqishëm., Ka qenë përplasja 50 centimetra prej shtratit. Unë u çova në këmbë ndërsa bashkëshortja ime jo, ishte dridhje shumë e fortë. S’ka pas shanse që të lëvizësh pa mbaru tërmeti. Ka qenë stafi i hotelit që ka ardhur dhe ka trokitur në derë.”- tha ai.
(Kosova Sot Online)