Edhe studentët e Prishtinës protestë kundër marrëveshjes së Asociacionit

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 17:13
Edhe studentët e Prishtinës protestë kundër marrëveshjes së Asociacionit

Kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një numër i madh studentësh dhe qytetarë kanë organizuar një marsh në Prishtinë

Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, “Kosova Republikë, s’ka Zajednicë” dhe duke kënduar këngë të ndryshme patriotike, studentët nisën marshin e tyre nga Biblioteka Kombëtare dhe u ndalën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët e këtij marshi argumentuan se themelimi i asociacioneve njëetnike në vendet e rajonit ka krijuar “shtet brenda shtetit”. Ata thanë se një asociacion i tillë nuk do të avanconte të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, por “do t’i instrumentalizonte” serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ne nuk pranojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe që cenon drejtpërdrejtë paqen, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, tha njëra prej studenteve.

(Kosova Sot Online)