Biden e uron Osmanin për pavarësi

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 17:54
Biden e uron Osmanin për pavarësi

Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Biden në letrën e tij ka shkruar se SHBA-ja mirëpret faktin e miratimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Numri një i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ky proces i normalizimit ka për qëllim përfundimtar njohjen-reciproke, që sipas Biden do të ndihmonte rajonin, Kosovën dhe Serbinë për një të ardhme prosperuese dhe paqësore.


(Kosova Sot Online)