Luan Baçi: Rama do i lëshojë një nga një të gjithë të tijët. Ahmetaj i pari në listë

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 08:30
Luan Baçi: Rama do i lëshojë një nga një të gjithë të tijët. Ahmetaj i pari në listë

Deputet i PD-së, Luan Baçi në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se "kemi një parlament të degraduar që drejtohet me një telefonatë nga Edi Ram".

Sipas tij  "Rama ka frik çdo veprim që bëhet në parlament".

Baçi thotë se Rama ua di vjedhjet dhe i lëshon ato madje përmend rastin e ish ministrit Ahmetaj për të cilin thotë se "e ka bërë gati për ta lëshuar në burg".

Luan Baçi: Nga ky parlament dhe nga ai kryeministër nuk pritet asgjë në favor të demokracisë kemi një parlament të degraduar që drejtohet me një telefonatë nga Edi Rama. Ardhja e Ramës në parlament nga frika se mos deputet të maxhorancës votojnë për shkarkimin e Nikollës erdhi në parlament. Deputetët e PS janë të gjithë deputet që kanë lidhje me të gjithë familjarët e vet në të gjithë administratë shtetërore. Kemi një degradim të parlamentit, të qeverisë, të ministrive të administratës. Rama ka frik çdo veprim që bëhet në parlament. Ai ka frik dhe nga të tjerët se ata e dinë që do ti lëshojë herë pas here siç i ka lëshuar. Ka bërë gati ish ministrin e financave Ahmetaj për ta lëshuar në burg. Ata deputet që janë aty e dinë që një nga  një do t'ju vijë radha. Në një moment të caktuar ai i shet.

(Kosova Sot Online)