
Kurti: Nuk mund ta nxjerrim as çjerrën para kalit dhe as ta shndërrojmë propozimin franko-gjerman në tryezë suedeze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e Asociacionit ai përsëriti se s’mund të vendoset para pikave të tjera të planit, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Nuk mund ta nxjerrim as çjerrën para kalit dhe as ta shndërrojmë propozimin franko-gjerman në tryezë suedeze ku dikush mund të zgjedhë gjellën më të shijshme për ta”, tha Kurti dje për gazetarë.
Kurti tha se normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë.
“Normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasë me partnerët tonë europianë dhe amerikanë e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e të ndahen prej njëra-tjetrës”.
(Kosova Sot Online)