Kurti takon presidenten e BERZH-it në Gjermani, flasin për investime e vende të reja pune

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 10:27
Kurti takon presidenten e BERZH-it në Gjermani, flasin për investime e vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Gjermani, ku është duke marrur pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti sot është takuar me presidenten e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud.

Kurti ka thënë se Kosova është duke ndërmarrë një seri investimesh në infrastrukturë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

(Kosova Sot Online)