A ka bërë mjaftueshëm Perëndimi për Ukrainën?

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 15:53
A ka bërë mjaftueshëm Perëndimi për Ukrainën?

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas theksoi se mund të ishin shpëtuar jetë nëse Perëndimi do të kishte bërë më shumë për të armatosur Ukrainën përpara 24 Shkurtit 2022. “Komuniteti Euro-Atlantik ka qenë në rrugën e duhur me mbështetjen e tyre për Ukrainën”, tha ajo në një postim në Twitter.

“Por është po aq e vërtetë se jetët mund të kishin shpëtuar nëse do ta kishim ndihmuar Ukrainën tashmë përpara 24 shkurtit. Dhe është e vërtetë se për sa kohë që vuajtjet njerëzore vazhdojnë, ne nuk kemi bërë sa duhet.”, tha ajo duke shtuar më tej “nuk mund të ketë neutralitet ndaj së keqes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Ngritja kundër tiranisë ka një kosto për të gjithë ne. Dhe të gjithë ne kemi një rol në ndalimin e këtij cikli dhune.”

(Kosova Sot Online)